PARA NDESHJES VËLLAZNIMI - TREPÇA '89
Vëllaznimi pret kampionin në Gjakovë
1 October, 2017 @11:53
Njëra nga 4 ndeshjet e ditës së sotme në Superligë zhvillohet në Gjakovë, me Vëllaznimin vendas që e pret kampionin në fuqi të Kosovës.
Mitrovicasit udhëtojnë në Gjakovë pas fitores 3-1 ndaj Llapit, fitore që i ka ngritur në vendin e dytë në tabelë dhe 2 pikë larg kreut në të njëjtën kohë, e në anën tjetër, gjakovarët në këtë sezon nuk dijnë për humbje në shtëpi, pasi që kanë 3 fitore e 1 barazim nga 4 ndeshjet e para. Për më tepër, duket që edhe kriza financiare e gjakovarëve tashmë është zbutur dhe sot skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi do të provojë ta befasojë kampionin në fuqi të Kosovës.
Një fitore e mundshme do t’i mundësonte Trepçës ‘89 kreun e klasifikimit, varësisht edhe nga rezultati mes Llapit e Prishtinës, derisa një fitore e Vëllaznimit do t’i ngriste gjakovarët në kuotën e 14 pikëve.