DEKLARATA E JOSËS
Josa i pakënaqur
1 October, 2017 @19:54
Trajneri i ri i Prishtinës, Mirel Josa, nuk është dukur i kënaqur pas ndeshjes. Ai këtë e ka thënë edhe në deklaratën pas ndeshjes, ku ekipi i tij pësoi keq nga Llapi, 3-0.
“Deklaratat para ndeshjes nuk vlejnë në futboll, edhe pse skuadra përgatitet për fitore. Ne luajtëm mirë pesë minutat e para tamam të vendosur mirë, por me ardhjen e parë në zonën tonë nga Llapi pësuam gol shumë naiv që nuk na shkon për shtat, pavarësisht aksionit të mirë të tyre. Pastaj deri në fund të pjesës së parë nuk jam fare i kënaqur nga skuadra, sepse Llapi fitoi komplet dyluftimet dhe po si fitove ato në të tre linjat e fushës, atëherë nuk ki se si të pretendosh në ndeshje. Në të dytën provuam të ndërtonim, por krejt në fund u goditëm sërish. Duhej të shënonim ne, por në futboll nuk ka duhet, por çfarë bënë. Kemi probleme me vertikalizimin, me zotërimin dhe krijim e hapësirave e këto duhet krijuar që të vertikalozojmë më tepër dhe këtë duke mos e bërë sot i shkuam tamam përshtat kundërshtarit. Tani nuk mund të flas për ndryshime, kam këtë kontigjent lojtarësh deri në fund të vjeshtës dhe këtij grupi duhet marrë maksimumin, e pastaj në përfundim të kësaj faze duhet parë se çfarë ndryshime mund të bëjmë,” ka thënë Josa pas ndeshjes.
Humbja e sotme, ka qenë e dyta për Prishtinën këtë stinor dhe tashmë ekipi ka rënë në pozitën e katërt aktualisht, me mundësi të rënies edhe më pas ndeshjeve që zhvillohen nesër.