ATALANTA - JUVENTUS
Berisha pret penalltinë dhe prish serinë e Juventusit
1 October, 2017 @22:41
Në takimin e fundit të xhiros në Serie A, Atalanta e ka ndalur Juventusin në barazim, ndërsa më meritori për këtë gjë ishte Etrit Berisha, gardiani prishtinas i Kombëtares Shqiptare.
Berisha e priti penalltinë e argjentinasit Dybala 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke mos e lejuar humbjen e skuadrës së tij dhe në të njëjtën kohë duke e prishur serinë e Juventusit prej 6 fitoreve radhazi në Serie A.
Pas 7 xhirove, Juventusi ka 2 pikë më pak se Napoli lider, kurse Atalanta momentalisht ndodhet në vendin e 11.