MILAN-ROMA
Roma dridh karrigen e Montellës
1 October, 2017 @20:13
Një fitore e madhe e shënuar nga Roma e Eusebio Di Francescos në San Siro ndaj Milanit, që tashmë pas pauzës për ndeshjet kualifikuese për Botëror, mund të jetë me trajner të ri.
Kanë mjaftuar 5 minuta shpërthim romak, (72’ dhe 77’) për të marrë fitoren e madhe, kur Edin Dzeko dhe Alessandro Florenzi shënuan për fitore dhe 3 pikë të reja të Romës.
Ndeshja e presionit të madh ka bërë që të mos ketë shumë cilësi në lojë, derisa në një moment Dzeko nga 18 metra shuton drejt portës për të marrë topi devijim nga Alessio Romangoli dhe të shkojë pas Gianluigi Donnarummas.
Shpejt, Donnarumma pësoi edhe një tjetër gol. Mbrojti goditjen e Radja Nainggolanit, por nuk kishte ç‘të bëj në topin e dëbuar që arriti te Florenzi për 0-2. Përndryshe, Florenzi shënoi për herë të parë pas më shumë se 1 viti (goli i tij i fundit, prill 2016).
Hakan Çalhanoglu u përjashtua pas dy të verdhave dhe nuk do të jetë në ndeshje ndaj Interit, pasi që do të merr suspendim minimal për karton të kuq prej 1 ndeshjeje moslojë.
Kjo është humbja e dytë me radhë e Milanit në Serie A, pas asaj ndaj Sampdorias në xhiron e shkuar.
Ndërkaq Roma, po vazhdon formën e mirë në kampinat duke qëndruar pas ekipeve të kreut.