KONFERENCA PËR SHTYP, TË MARTËN
Lista e fundit e Bunjakit, të martën
1 October, 2017 @22:07
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, për herë të fundit do të shpallë të ftuarit e tij për duelet e radhës të martën, në ora 11:00, në konferencën për shtyp që do të mbahet në zyret e FFK-së.
Kosova do të ndeshet me Ukrainën në Shkodër më 6 tetor dhe më 9 tetor do të luajë si mysafire në Islandë, ndërsa këto do të jenë ndeshjet e fundit zyrtare të Bunjakit, që paralajmëroi dorëheqjen e tij pas këtij cikli kualifikues për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Ajo që thuajse është e sigurt, është fakti që Arbër Zeneli dhe Enis Alushi janë të lënduar dhe nuk do të jenë në listë.
Ndërsa Bernard Berisha dhe Valon Berisha, edhepse nuk kanë të drejtë loje ndaj Ukrainës për shkak të suspendimit, mund të marrin ftesat.