FTESAT E SPANJËS
Lista e Spanjës për ndeshjen kundër Shqipërisë
2 October, 2017 @12:28
Të drejtuar nga Julen Lopetegui, spanjollët do të kërkojnë fitore edhe në dy ndeshjet e fundit të tyre në ciklin kualifikues për Russia 2018, ashtu që të sigurojnë biletën direkte për Botërorin e radhës.
Kundërshtar të radhës, Spanja ka Shqipërinë me të cilën do të ndeshet më 6 tetor, ndërsa 3 ditë më pas ndeshet me Izraelin.
Krejt çka i duhet Spanjës për kualifikim është një 3 pikësh nga dy ndeshjet e radhës, pasi që kanë bilanc më të mirë në ndeshjet e ndërsjella me Italinë në rast të përfundimit me pikë të barbarta.
Për ndeshje ndaj Shqipërisë dhe Izrealit, Lopetegui ka ftuar: Portierë (Kepa, De Gea dhe Reina), Mbrojtës (Alba, Azpilicueta, Bartra, Carvajal, Nacho, Monreal, Pique, Ramos), Mesfushorë (Isco, Thiago, Busquets, Illaramendi, Silva, Iniesta, Saul, Koke) Sulmues (Asensio, Aspas, Callejon, Rodrigo, Morata, Pedro).
Ndeshjen e kaluar, të zhvilluar në Loro Boriçi, Spanja e kishte fituar me 2 gola në pjesë të dytë, të shënuara nga Diego Costa dhe Nolito, që aktualisht nuk janë në ftesat e fundit të Lopeteguit.