KUKÊSI-SKENDERBEU
Skënderbeu njofton Kukësin me humbje
2 October, 2017 @15:55
Skënderbeu ka mbetur kryesues i vetmuar i Kategorisë Superiore shqiptare, pas 4 xhirove të zhvilluara. Ekipi korçar, pas vetëm 4 xhirove ka mbetur skuadra e vetme pa humbje në Shqipëri, duke e mposhtur sot Kukësin kampion në Zeqir Ymeri, 1-2.
Mesfushori Bruno Dita shënoi golin e avantazhit për Skënderbeun në pjesë të parë, kur pranoi një top me kokë nga Afrim Taku, ndërsa shpejt barazoi Kukësi, pas një penalltie të akorduar, kur Elis Bakaj u tregua i pagabueshëm, 1-1.
Në pjesën e dytë skuadrat treguan rivalitet mjaft, me sulme në njërën, por edhe tjetrën anë, derisa Sabien Lilaj me përvojë, vendosi ndeshjen duke shënuar 7 minuta para fundit të takimit për fitore, 1-2.
Kjo qe fitorja e tretë e Skënderbeut në 4 xhirot e para dhe tashmë me 10 pikë merr kryesimin i vetmuar.
Ndërsa Kukësi për momentin mbetet i dyti në klasifikim vetëm falë golaverazhit, pasi që 7 pikë sikurse kampionët kanë edhe Flamurtari e Teuta, që gjinden pas.