Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Zidane mund të shkarkohet

Foto: Google

Zidane mund të shkarkohet


21 January, 2021 @12:23

Epoka e Zinedine Zidane në Real Madrid është drejt fundit sipas Marcas.

Madrilenët po kalojnë një kohë mjaft të vështirë, ndërsa së fundi u mposhtën edhe në Copa del Rey nga ekipi i ligës së tretë Alcoyano me dhjetë lojtarë, kupë kjo të cilën Zidane nuk e ka fituar kurrë si lojtar apo trajner.

Reali javën e kaluar gjithashtu humbi edhe në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbao.

Si pasojë e këtyre rezultateve të dobëta, presidenti Florentino Perez mund ta shkarkojë Zizoun nga pozita e trajnerit.

Madridi ende është në garë në La Liga dhe Champions League, por duke parë rezultatet e fundit, suksesi në këto gara duket mjaft i vështirë.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga