Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - DRENASI

Zogu e Jashari në formë, Drenasi shkëlqen në Rahovec

Zogu e Jashari në formë, Drenasi shkëlqen në Rahovec


30 October, 2021 @15:18

Me rezultat të thellë 1-4 e ka mposhtur sot Rahovecin skuadra e Drenasit!

Shpresim Zogu (7’) dhe Florent Jashari (32’) shënuan për Drenasin në pjesën e parë të ndeshjes, për t’u mbyllur kështu pjesa e parë me rezultat 0-2 në të mirë të Drenasit.

TABELA AKTUALE

Në minutën e 48’ të ndeshjes, Florent Jashari i Drenasit shënoi përsëri, kësaj here për 0-3, e pastaj vendasit e ngushtuan rezultatin në minutën e 55’, duke realizuar për 1-3.

Më pas, për rezultatin përfundimtar 1-4 shënoi Shpresim Zogu i Drenasit (78’), rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja.

Kështu, edhe Zogu, edhe Jashari, takimin e mbyllën me nga dy gola personal të shënuar.

Xhiron e ardhshme, Rahoveci i shkon Trepçës ‘89, kurse Drenasi e pret Onixin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë