Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Zyrtare: Ernest Muçi te gjiganti polak

Zyrtare: Ernest Muçi te gjiganti polak


21 February, 2021 @12:50

Talenti 20-vjeçar i Tiranës, Ernest Muçi, më në fund ka arritur marrëveshje me një skuadër tjetër.

Futbollisti i cili është përflitur shumë në këtë afat kalimtar, do të jetë pjesë e skuadrës polake, Legia Warsaw, bënë të ditur vetë faqja e klubit nga kryeqyteti shqiptar.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Warsaw për lojtarin Ernest Muçi. Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëherë zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit. Talenti bardheblu 20 vjeçar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është i lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve”, thuhet në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore