Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAN UNITED

Zyrtare: Ole largohet!

Zyrtare: Ole largohet!


21 November, 2021 @11:36

Manchester United ka zyrtarizuar largimin e Ole Gunnar Solskjærit nga detyra e tij si trajner i klubit, pas disfatës së rëndë nga Watford dje.

Michael Carrick është emëruar trajner i përkohshëm i Unitedit për ndeshjet e radhës, derisa klubi mendon që me të të vazhdojë deri në fund të stinorit.

“Carrick do të merr drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm, derisa klubi po shikon mundësinë që atij t’ia besojë ekipin deri në fund të stinorit,” - ka shkruar ndër të tjera njoftimi i klubit.

Më 19 dhjetor 2018 Manchester United kishte emëruar Solskjær in si trajner të përkohshëm në klub, një ditë pasi që kishte shkarkuar Jose Mourinhon.

Pasi që fitoi 14 nga 19 ndeshjet e zhvilluara, Solskjær it iu ofruar kontrata e trajnerit permanent, me afat 3-vjeçar. Kontrata u nënshkrua më 28 mars 2019.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League