MIGJEN BASHA
Zyrtarizohet ekipi i ri i Bashës
3 February, 2016 @12:59
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, është huazuar në Itali te skuadra nga Serie B, Como.
Lajmin sapo e ka bërë të ditur ekipi që e ka pronësinë e kartonit të Bashës, Luzerni.
Basha te skuadra e Comos do të jetë i huazuar deri në fund të këtij kampionati.
Kjo lëvizje ka qenë e domosdoshme për 29 vjeçarin i cili synon të ketë sa më shumë minutazhë për të qenë i gatshëm për EURO 2016 me kombëtaren shqiptare.