HEKURAN KRYEZIU
Kryeziu deri më 2018
3 February, 2016 @12:51
Skuadra zvicerane, Luzern, ka blinduar mesfushorin kosovar, Hekuran Kryeziun, edhe për dy vitet e ardhshme.
Futbollisti 22 vjeçar ka nënshkruar kontratë të re me ekipin e tij, që e bën atë të qëndrojë te Luzerni deri në qershor të vitit 2018.
Hekuran Kryeziu sivjet është shndërruar në njërin prej lojtarëve kyç te Luzerni, duke luajtur në 15 ndeshje gjatë stinorit vjeshtor dhe të gjitha si startues.