Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI

Zyrtarizohet trajneri i ri i Feronikelit

Zyrtarizohet trajneri i ri i Feronikelit


1 November, 2019 @17:52

Pas largimit të Dejan Vukicevic, skuadra e Feronikelit ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Në krye të shtabit teknik te skuadra nga Drenasi që nga sot do të jetë Agim Sopi, i cili sot ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën.

TABELA AKTUALE

Agim Sopi, që gjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadra si Shkëndija e Tetovës, SK Hakoah, Nasets, Veberods, Rosengard, Prespa Birlik e së fundi Landskrona në Suedi, ka arritur që të jetë edhe ndihmëstrajner i Maqedonisë U21 në kohën kur kjo përfaqësuese u kualifikua në Kampionatin Evropian, një arritje fantastike.

Trajneri i lindur në Shkup, por që shumicën e jetës e ka kaluar në Suedi, Feronikelin e merr në vendin e gjashtë, shtatë pikë larg kreut të klasifikimit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga