Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCOHET TIRANA

Zyrtarizohet transferi i Avdylit

Foto: KF Tirana Official

Zyrtarizohet transferi i Avdylit


28 January, 2016 @13:24

​Një nga portierët më cilësor në Kosovë, Ilir Avdyli, tashmë është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Tiranës. Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti përmes fotove, ku shihet Avdyli dhe drejtori sportiv Devi Muka te zyret e klubit të Tiranës.

Së fundi, Avdyli ishte pjesë e skuadrës së Hajvalisë. Kontrata e tij e firmosur me Tiranën vlen deri në fund të sezonit, por me mundësi renovimi. Portieri në fjalë ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe cilësohet si një nga portierët më të mirë të futbollit kosovar.

Momentalisht Tirana ndodhet në pozitën e katërt në tabelë dhe po lufton për një vend që dërgon në kualifikimet për Europa Ligë.

TABELA AKTUALE KATEGORIA SUPERIORE


 
Të gjitha lajmet nga