Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 X 5 PËR VIKEND

10 duelet më interesante të fundjavës

Camp Nou/ BOROZANI/ D. S.

10 duelet më interesante të fundjavës


Shkruan: Luan MORINA

2 December, 2016 @15:51

1. Napoli – Inter (e premte, ora 15n9)

Të dy ekipet janë në krizë të rezultateve. Derisa tek Napoli mund të arsyetohet me mungesën e Milikut, i cili kurrë s’do të jetë konsistent. Edhe opsioni që ishte përmendur pak kohë më parë për sulm ka qenë Didier Drogba! Gabbiadinin s’po e shfrytëzojnë, ndërkohë Mertens nuk është për 9sh.
Derisa te Napoli po e gjejmë problemin, tek Interi s’mund ti biesh në fije. Megjithatë, faji qëndron tek vendimet e menaxhmentit dhe ndryshimi i shpeshtë i trajnerëve. Do të marr kohë adaptimi nën Piolin dhe nëse nuk ndodh, ndoshta do të kërkojnë dikë tjetër. Pra, do të jetë një ndeshje ndërmjet dy ekipeve jo në formën më të mirë, por me një rivalitet klasik.

2. Manchester City – Chelsea (e shtunë, ora 1e30)

Më në fund do të kemi përballjen e dy fillestarëve në Premier League. Të dy janë duke bërë të kundërtën deri tani. Guardiola po provon gjithçka, në çdo ndeshje a mundësi që i jepet. Conte po i qëndron besnik formacionit 3-4-3 dhe po e ruan sikur një shtëpi kartash nga fryma më e thjeshtë. Se a do ti fryjë kësaj shtëpie kartash Pepi, apo do të presim ndonjë lëndim tjetër, mbetet të shihet. Në fund të fundit, Pep bën lojë më të mirë se Conte. Edhe fiton tituj më shumë me kësisoj lojërash.

3. Dortmund – Monchengladbach (e shtunë, ora 3e30)

Monchengladbach nuk është në formë të mirë. Evropa po i mundon ata edhe këtë vit sikur vitin e kaluar. Më së shumti nga kjo po fiton Nice që e kanë Favren. Dortmundi është ekip që ka aq shumë lojtarë kualitativ sa do të mund të vendos dy formacione komplet të ndryshme dhe të jetë favorite në Bundesligë ndaj 16 ekipeve tjera. Por, kjo është edhe dobësia e tyre kryesore – vështirësia për të gjetur më të mirët në kohën e duhur. Për atë edhe besoj që po dështojnë shpesh.

4. Barcelona – Real Madrid (e shtunë, ora 4e15)

Çka është Barcelona pa Xavi e Iniestan? Ekip në të cilin Busquets tregon aftësitë e tija reale – një aktor hollywoodi që ka humbur rrugën në fushë. Një Jose Armando nga Esmeralda. Kthimi i Iniestas mund të jetë lajmi më i mirë për ‘blaugranët.’ Por, mund të jetë shumë herët për tu kthyer menjëherë në formën më të mirë. Reali do ta ketë të vështirë të mbrohet nga treshja sulmuese e cila nëse vendos të zhduket sikur në ndeshjen e fundit për të mos prekur topin, atëherë vërtetë Reali do ta ketë lehtë. Shumë lehtë.

Edhe pse pa Bale, Reali për dallim nga rivalët e të shtunës mund të shikoj i qetë kah e ardhmja. Kanë talente sa të duash, në çfarëdo pozicioni. Zidane ka bërë një kompozim të mirë i cili shpesh vuan deri tek rruga për të marr rezultatin e duhur, por megjithatë e merr. Sidoqoftë, ‘el clasico’ është një nga ndeshjet më të bukura në futboll, gjithnjë me rrezikun për tu shkelur njëri kundërshtar. E Reali e ka mundësinë e përkryer për t’i dhënë goditjen e fundit Barcelonës këtë sezon.

5. Fenerbahçe – Besiktas (e shtunë, ora 5)

Derbi turk sjell përball dy nga ekipet që gjithnjë konkurrojnë për titull. Me Galatasaray akoma të pagdhendur mirë dhe me Basaksehir befasisht në krye, Fenerbahçe dhe Besiktas vijnë në ndeshjen që mund të hap apo edhe mbyll luftën për kreun kaq herët.

Advocaat ka rehatuar ekipin dhe me pak lëndime e formën e bukur të Sow, arriti të mposht Galatasaray. Ndërkohë Besiktasi disi mezi po mbahet ndërmjet Superlig dhe Europa League. Kanë ekip të gjerë dhe ndeshja kundër Fenerabahçes nuk duhet të jetë aq mision i vështirë.

6. Leipzig – Schalke (e shtunë, ora 6e30)

Leipzig është në rrugë të mirë për të përsëritur suksesin e Kaiserslauternit. Dhe suksesi i Leipzigut tregon se sa e mirë dhe e baraspeshuar si ligë është Bundesliga. Me pak investime dhe me një lojë të shkëlqyeshme ekipore mund të bëhesh ekip konkurrues për titull. Aty janë edhe Hoffenheim, Hertha, e Frankfurt, e Koln.

Ndërkohë Schalke që ka mbledhur dhjetëra talente mezi së fundmi që ka arritur të gjej formën. Për këtë arsye pritet të jetë ndeshje e bukur pasi vjen në kohën kur të dyja ekipet janë më së miri.

7. West Ham – Arsenal (e shtunë, ora 6e30)

Shyqyr që përfundoi nëntori për Arsenalin. Akoma janë në luftë për titull, por nuk janë ekip aq i mirë në total për të luftuar në dy-tre frone. Gjithashtu gabimet e Wengerit jo vetëm në transferime, por edhe në rotacion u kushtojnë si gjithnjë.

West Ham e ka kohën për të treguar pak rezultate të mira. Nuk janë keq me lojë, megjithatë Bilic ka dështuar të reformoj ekipin dhe ti përshtatet mungesave për shkak të lëndimeve. Do të jetë ndeshje interesante.

8. Lazio – Roma (e diel, ora 3)

Paramendojeni derbin e Romës të zhvillohet në një stadium gjysmë të zbrazur për shkak të masave të sigurisë. Derisa kjo shpërqendron vëmendjen nga fusha e gjelbër në tribuna, edhe lëndon këtë të fundit. Të dy ekipet vijnë në formën më të mirë ndër vite gjë që do të duhej të rezultonte me një lojë të bukur. Gjithashtu, është koha të dyja të braktisin Olimpicon. Stadium me përmasa të tilla nuk i nevojitet asnjë ekipi italian.

9. Everton – Manchester Utd (e diel, ora 5)

Romelu Lukaku nuk ka shënuar gol në disa ndeshje. Nëse nuk e bën as ndaj Unitedit atëherë është koha ta largoni nga ekipi juaj i Fantasy Premier League. (hajdeni edhe tek Superliga e Kosovës nëse tashmë nuk jen pjesë e ligës). Për më tepër, periudha si këto e bëjnë Lukakun të mos jetë sulmues për ekipe më të mëdha se Evertoni. Nëse një qendërsulmues shënon dy në dhjetë ndeshje, atëherë nuk ia vlen të paguash mbi 20 milionë për të. Lëre më 80. Në përgjithësi, Everton nuk është në formë të mirë sikur para dy viteve. Koeman nuk ka arritur të gjej 11shen startuese. Përbërësit janë aty – Williams, Barkley, Bolasie, por jo edhe rezultati.

Ndërkohë United po vazhdon të ketë ato oscilimet ekstreme. Dy lojë të mira, dy të këqija, një portier kundërshtar në formë të jashtëzakonshme – ndoshta radhën e ka Stekelenburg tash. Me Mikhitaryan, Mata, e Martial pas Ibrës mund të jenë shkatërrues. Ama, Jose po tenton talentet e Van Gaalit, pasardhësit e Jonny Evansit e Kieran Richardsonit. Me këta s’ka as Champions League, e lëre më tituj.

10. Falcons – Chiefs (e diel, ora 7)

Të dielën në mbrëmje e keni Valencia – Malaga; Nice – Toulouse; e Fiorentina – Palermo. Diçka më e baraspeshuar është përballja ndërmjet Atlanta Falcons e Kansas City Chiefs nga liga profesioniste e futbollit amerikan. Të dyja ndjekin titullin e divizionit dhe kualifikimin direkt për përfundimtaret e janarit. Mbesin edhe tri javë të sezonit të rregullt dhe nëse keni kohë për të marr një sport të ri, atëherë është koha e përkryer të nisni me NFL.


DREJTORI SPORTIV

Erxhan Dana dorëhiqet nga Liria

FFK Superliga/Transfere

Erxhan Dana dorëhiqet nga Liria

02/12/16 @ 15:13

BARAZIM

Duelet e fundit të El Clasicos, të matura

La Liga

Duelet e fundit të El Clasicos, të matura

02/12/16 @ 14:16

FORMACIONET

Formacionet e mundshme Barcelona-Real

La Liga

Formacionet e mundshme Barcelona-Real

02/12/16 @ 14:07

LUIS ENRIQUE

S’më interesojnë pikët

La Liga

S’më interesojnë pikët

02/12/16 @ 13:55

ZINEDINE ZIDANE

Të koncentruar për gjëra të mëdha

La Liga

Të koncentruar për gjëra të mëdha

02/12/16 @ 13:45

NGA BARCELONA

Iniesta i gatshëm për El Clasico

La Liga

Iniesta i gatshëm për El Clasico

02/12/16 @ 13:35

COACH OF THE MONTH

Tahir Batatina, trajner i muajit nëntor

FFK Superliga

Tahir Batatina, trajner i muajit nëntor

02/12/16 @ 12:23

TRAJNERI I VITIT 2016

Ranieri, Santos apo Zidane?

Champions League/International

Ranieri, Santos apo Zidane?

02/12/16 @ 12:16

DERBI I KRYEQYTETIT

Mesjeta në Tiranë!

FSHF Kategoria Superiore

Mesjeta në Tiranë!

02/12/16 @ 09:14

TIRANA - PARTIZANI

Problemet elektrike ndalin derbin e Tiranës

FSHF Kategoria Superiore

Problemet elektrike ndalin derbin e Tiranës

01/12/16 @ 20:59

MLS

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

International

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

26/07/23 @ 08:53

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

DY EKSPEDITA ARBITRASH NGA KOSOVA

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Conference League/FFK Superliga/International

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

18/07/23 @ 11:23

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27

PRAG DEBUTIMI NË KUALIFIKIME PËR CHAMPIONS

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

Champions League/International/Sportistë shqiptarë në botë

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

11/07/23 @ 08:44


 
Të gjitha lajmet nga International