MILAN

€100 mln për të bindur Emeryn
13 May, 2015 @12:38
Milan, është duke kërkuar që të transferojë trajnerin e Sevillës, Unai Emery.
Ndërsa për të bindur atë që të kalojë te ekipi Rossoner, është duke ngritur buxhetin e klubit në 100 milionë euro për përforcime në skuadër, ka bërë të ditur sot Tuttosport.
Lëvizja e parë pritet të bëhet duke i larguar nga skuadra futbollistët si: Michael Essin, Giampaolo Pazzini, Sulley Muntari, Philippe Mexes dhe Daniele Bonera, me të cilët klubi do të kursejë 35 milionë euro vetëm në rroga vjetore.