Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

11 lojtarë dhe 3 anëtarë tjerë të klubit - pozitiv në COVID-19

Paolo Ghiglione duke krosuar për Genoan, para Elseid Hysajt të Napolit/ Foto: Genoa/fb

11 lojtarë dhe 3 anëtarë tjerë të klubit - pozitiv në COVID-19


29 September, 2020 @0:58

Genoa ka 11 lojtarë pozitiv në COVID-19 dhe 3 anëtarë tjerë të stafit të klubit gjithashtu pozitiv.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se gjashtë prej lojtarëve kanë qenë në fushë ndaj Napolit dje, ku Genoa humbi thellë 6-0.

Sky Sport Italia ka shkruar se simptomat e lojtarëve kanë filluar pasi që u kthyen në Xhenovë nga ndeshja me Napolin, që çuan në ri-testim të lojtarëve.

Derisa të qartësohet gjithçka, shumë është e mundshme që përballja mes Genoas e Torinos, e radhës në Serie A për xhenovezët, të shtyhet.

Tashmë edhe Napoli është në ethe, pasi që futbollistët duhet të izolohen, ndërsa ata duhet të ri-testohen para se të nisen për në Torino për përballje ndaj kampionit, Juventus.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A