STËRVITJA PAS FITORES
11 lojtarë në stërvitjen e sotme
25 March, 2021 @14:38
Kosova ka zhvilluar stërvitjen pas ndeshjes ndaj Lituanisë mbrëmë.
11 futbollistë kanë punuar sot nën urdhërat e trajnerëve të Kosovës, ndërsa stërvitja ka nisur në ora 13:00.
Aty kanë marrë pjesë futbollistët që nuk kanë qenë të angazhuar në përballjen që mbrëmë Kosova e fitoi 4-0 ndaj Lituanisë, ndërsa kanë marrë pjesë edhe ata që kanë pasur minuta më pak në lojë.
Nga 11 lojtarët që janë parë në stërvitje kanë qenë: Atdhe Nuhiu, Lirim Kastrati, Betim Fazliji, Benjamin Kololli, Lirim Kastrati II, Edon Zhegrova, Besar Halimi, Visar Bekaj, Bernard Berisha, Elbasan Rashani dhe Florent Hasani.