SPANJA
Morata i lumtur që është pjesë e kombëtares
25 March, 2021 @11:27
Në intervistën përpara ndeshjes kundër Greqisë Alvaro Morata shprehu se Spanja ka një ekip të mirë dhe të përgatitur.
“Kemi një ekip të mirë, baza është shumë e mirë, ne luajmë mirë me topin, jemi të përgatitur për të garuar në maksimum”.
Sipas spanjollit ai është një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren dhe është i lumtur që është pjesë e ekipit.
“Unë ndihem si lojtar i kombëtares dhe trajneri më bën të ndihem i rëndësishëm sa herë që vij. Ai kërkon shumë nga unë, asgjë më pak se sa do të thotë pozicioni i sulmuesit të ekipit spanjoll. Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që jam këtu, prandaj vuaj kur gjërat në klub nuk shkojnë mirë sepse e di që mund të ndikohet nga lista e Kombëtares”.
Morata foli me admirim për ish-trajnerin e tij Simeone.
“I jam mirënjohës Cholo. Unë e admiroj dhe e respektoj atë. Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur është të luash nën komandën e tij. Futbolli është i tillë”.
28 vjeçari u pyet edhe për Ronaldon se a do të shkojë në Real Madrid ai shprehu:
“Gjëja e parë për të qenë i lumtur sepse ai është një person i shkëlqyeshëm që unë e admiroj për karrierën e tij dhe ai është një profesionist i shkëlqyeshëm. Shpresojmë të mund të luaj me të vitin e ardhshëm”.
Kur u pyet për të ardhmen, ai tha se ka qenë i lumtur me Atlético ashtu siç është tani me Juventusin dhe nuk dihet çka mund të ndodhë në fund.
“Unë kam qenë i lumtur në Atlético dhe jam i lumtur në Juve. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”.