Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AKSAMSPOR

15 milionë euro për Muriqin

Foto: Fenerbahçe

15 milionë euro për Muriqin


2 May, 2020 @22:50

E përditshmja turke Aksham në numrin e sotëm ka njoftuar se për sulmuesin kosovar të Fenerbahçes ka interesim nga Napoli.

Skuadra e madhe nga Serie A e Italisë pritet t’i ofrojë 15 milionë euro ekipit nga Stambolli për të siguruar shërbimet e Muriqit. Ndërsa Napoli aktualisht drejtohet nga njëri ndër ish lojtarët e dalluar italian dhe të Milanit, Gennaro Gattuso.

Kujtojmë, te Napoli luan edhe kapiteni i Shqipërisë Elseid Hysaj.

Aksham është bazuar në mediumin e afërt me Napolin AreaNapoli, që ka bërë të ditur se ka ndarë 15 milionë euro për golgeterin e kanarinave.

Fenerbahçe verë më parë ka shitur te Napoli edhe mesfushorin e talentuar të Maqedonisë Veriore, Elif Elmas, për 16 milionë euro. E kjo mund të bëj marrëveshjen më të lehtë për skuadrat në fjalë sa i përket kosovarit.

Më parë në mediat turke është thënë se Muriqi i ka bërë të ditur kryetarit të klubit të Fenerbahçes, Ali Koç, se ai dëshiron të shkojë në Premier Ligë ku gjithashtu ka ekipe që kanë shprehur interesim, por pa ofertë konkrete ende.

Tottenham Hotspur dhe West Ham United kanë qenë më të interesuarat për prizrenasin 26 vjeçar.

Vedat Muriqi


 
Të gjitha lajmet nga International