DUKAGJINI - ONIX
18 ndeshje pa humbje, Dukagjini për ruajtjen e kreut
24 April, 2021 @10:48
Dukagjini sot do të përballet me Onixin nga ora 15:00.
Skuadra e trajnerit Armend Dallku, nuk ka pësuar në 18 ndeshjet e fundit dhe kërkon fitore ndaj Onixit për ta vazhduar kryesimin në Grupin A.
Dukagjini e mposhti Onixin në ndeshjen e parë me rezultat 2-0, kurse në ndeshjen e dytë barazuan 0-0.
Dukagjini gjendet në krye të tabelës me 49 pikë, derisa Onixi në pozitën e shtatë me 27 pikë.