SCHALKE - HAMBURG
2 futbollistët e Kosovës në lojë, por Schalke nis me humbje
24 July, 2021 @10:05
Schalke që drejtohet nga trajneri grek Dimitrios Grammozis përkundër se ka qenë në epërsi të hershme, është mposhtur me përmbysje nga Hamburgu në ditën e hapjes së sezonit të ri në Bundesliga 2.
Schalke është mposhtur 1-3 nga Hamburgu mbrëmë për të nisur kështu me humbje stinorin, ndërsa të dy kosovarët e ekipit nga Gelsenkirchen kanë pasur minuta të bollshme në lojë.
Ka qenë së pari Blendi Idrizi që është futur në lojë në minutën e 32 të ndeshjes pas lëndimit të Danny Latzas, ndërsa në 18 minutat e fundit të lojës në fushë ka qenë edhe Bleron Krasniqi që ka zëvendësuar Dominick Drexlerin.
Idrizi 23-vjeç që luan si mesfushor ka qenë solid në përballje, ndërsa Kransiqi 19-vjeç pa tentimin e tij të fortë të pritur nga portieri mysafir në minutën e parafundit të ndeshjes.
Gjithsesi vetë paraqitja në ekip të Schalkes është me rëndësi për dyshen, ndërsa pas xhiros së parë tash pritet të shihet edhe më tepër ndikimi i tyre në ekip.
Në anën tjetër reprezentuesit të Shqipërisë, Klaus Gjasula, nuk iu besua asnjë minutë nga trajneri i Hamburgut.