MEDIA TALK
City me rekord-transfer, sjell gol-makinën
23 July, 2021 @9:16
Tashmë është duke ndodhur, ndërsa shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi. Sipas thuajse të gjitha mediave britanike sot, Harry Kane është pranë kalimit te kampioni i Premier Ligës, Manchester City.
Manchester City, thuhet aty, i ka ofruar Tottenhamit 160 milionë funta dëmshpërblim për ta marrë në radhët e veta sulmuesin 27-vjeçar të Anglisë.
Rroga e Kane te City pritet të jetë 400 mijë funta në javë, ndërsa rekord-transferi i Premier Ligës tashmë me shumë gjasa pritet të ndodhë, derisa kampionët po shikojnë mundësinë që në kuadër të marrëveshjes t’i japin londinezëve nëjrin nga: Gabriel Jesus, Riyad Mahrez, Bernardo Silva, ose edhe Raheem Sterling.