MEDIA TALK
Refuzon 50 milionë! PSG po e kërkon
23 July, 2021 @8:30
Manchester United shumë lehtë mund ta lirojë mesfushorin francez Paul Pogba nga skuadra. Kjo, pasi që ekipi i Paris St Germainit pritet t’i bëjë një ofertë të parezistueshme djajve të kuq të Manchesterit për Pogbanë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, Pogba deri tash ka refuzuar kontratën e Unitedit që kapte shifrën e 55 milionë eurove në vjet. Në fakt, e ka refuzuar agjenti i tij, Mino Raiola.
Dhe tash në lojë është futur edhe PSG që shihet si ekip i vetëm që mund t’i plotësojë kërkesat e Pogbasë. Deri në fund të afatit kalimtar mbetet të shihet se ç‘do të ndodh me francezin e pa rehatshëm, që shënoi një gol të bukur në EURO2020 dhe u eliminua në të tetën e finales së evropianit nga Zvicra.
Pogba ka edhe një vjet kontratë me Unitedin. Mirëpo, refuzimi i ofertës që ia bënte atij rrogën javore 350 mijë funta, ka bërë që drejtuesit nga Old Trafford të shikojnë shitjen e tij të menjëhershme, derisa pas 6-muajve do të bëhej lojtar i lirë për të nënshkruar me secilën skuadër që do.
Kujtojmë, Paul Pogba është rekord-transfer në histori të Unitedit, për të cilin rekord-kampionët e Anglisë patën paguar 100 milionë euro për ta marrë nga Juventusi — ironikisht ku e patën lëshuar si lojtar të lirë.