STAMBOLL
Kemal Ademi pranë ndarjes nga Feneri
23 July, 2021 @8:50
Sulmuesi i dikurshëm i Baselit, Kemal Ademi, pritet të largohet edhe nga Fenerbahçeja turke, pas një njoftimi të fundit të lëshuar nga skuadra sot.
Ademi 25-vjeçar që erdhi te Fenerbahçeja për 2.5 milionë euro nga ekipi zviceran pritet të mbetet pa skuadër, ose në rastin më të mirë të huazohet përsëri.
Trajneri i ri i Fenerbahçes, Vitor Pereira, pas stërvitjeve të para me klubin, nuk ka marrë në konsideratë për ekipin e parë të tij Mame Thiam, Sadik Ciftpinar, Oguz Kagan dhe Kemal Ademi, ka bërë të ditur ekipi i kanarinave sot.
Qendërsulmuesi 195 centimetra i gjatë përfolej dikur si mundësi për të kaluar te reprezentacioni i Kosovës, por kjo temë tashmë është shkrirë krejt dhe futbollisti po kalon kohën, sikurse në stinorin e kaluar në Karagumruk të Superligës turke.