CORONAVIRUS
Karim Benzema në izolim
23 July, 2021 @11:18
Sulmuesi i Francës dhe i Real Madridit, Karim Benzema, është testuar sot pozitiv në COVID-19 dhe kështu lojtari do të izolohet për 10 ditë, ka bërë të ditur ekipi madrilen para pak çastesh.
Benzema, që është golashënuesi më i spikatur te los blancos, do të jetë i gatshëm për skuadrën pasi që të testohet 2 herë negativ në cilëndo ditë pas 10 ditëve izolim.