KLOPP

2% probleme
23 October, 2015 @13:05
Barazim në debutim, si në Premier League ashtu edhe në Europa League për Jurgen Kloppin.
Përndryshe, mbrëmë ai debutoi edhe para tifozëve në Anfield Road, të cilët ishin plotë përkrahje për trajnerin e ri të tyre, që po u jep shpresa shumë.
Rezultati, përsëri i barabartë. Fitorja nuk erdhi, derisa Liverpool ka tani tre barazime në grup dhe është në vend të dytë.
“Kur vjen për herë të parë në shtëpi të re, zakonisht ka një dhuratë. Nuk jam i kënaqur me dhuratën e sontme (mbrëmshme v.j.), por ishte hera e parë,” ka thënë fillimisht Klopp në konferencën për shtyp pas ndeshjes, transmetojnë mediat angleze sot.
“Mund të them që 98% ka qenë OK! Jo perfekt! Vetëm 2% ka qenë problem. Ato duhet t’i rregullojmë,” ka shtuar ai.
Klopp erdhi javë më parë në Liverpool në vend të Brendan Rodgersit.
Këtë fundjavë, të dielën, Liverpool pret Southamptonin e papërshtatshëm në Anfield Road.