Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

22 lojtarë, 8 shqipe, Zhegrova me asist

22 lojtarë, 8 shqipe, Zhegrova me asist


8 February, 2020 @21:02

Në ndeshjen e zhvilluar sonte mes Zürichut dhe Baselit në kuadër të Superligës së Zvicrës, pjesë e ndeshjes ishin 8 “shqipe”.

Domgjoni (60 minuta), Kololli (20 minuta, i inkuadruar nga banka), Mirlind Kryeziu (60 minuta, i inkuadruar nga banka) e Hekuran Kryeziu (i painkuadruar) te Zürichu, e Taulant Xhaka (90 minuta), Orges Bunjaku (60 minuta), Edon Zhegrova (60 minuta, i inkuadruar nga banka) e Kemal Ademi (i painkuadruar) te Baseli.

Ndeshja u mbyll me fitore të Baselit 0-4, ndërsa asistues te goli i fundit i skuadrës ishte Edon Zhegrova, i cili takimin e mbylli edhe me një karton të verdhë. Gjithashtu, edhe goli i dytë i Baselit u asistua nga një lojtar me prejardhje shqiptare, futbollisti Orges Bunjaku, i cili momentalisht luan për grupmoshat e reja të Zvicrës.

Lufta e Baselit për titull vazhdon, kurse Zürichu ndodhet i qetë në mes të tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga International