DUELET E FUNDIT

Foto: FFK
24 të ftuara nga Andersen për ndeshjet e shtatorit
Teksti: FFK
30 August, 2022 @9:48
Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, Karin Anneli Andersen e ka bërë publike listën e futbollisteve që i ka grumbulluar për dy ndeshjet e fillimshtatorit. Dardanet do t’i luajnë ndeshjet e fundit në Grupin F të kualifikimeve për Botërorin 2023, kundër Armenisë, në “Fadil Vokrri” më 1 shtator, në orën 19:00 dhe kundër Polonisë si mysafire, më 6 shtator, në orën 18:30. Kosova pas tetë ndeshjeve ndodhet në pozitën e parafundit me 4 pikë. Dardanet janë grumbulluar dje, teksa të martën (sot) do ta mbajnë stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali.
Futbollistet e ftuara:
Agnesa Gashi, ZNK Donat Albulena Guri, KFF Epcom Alketa Rama, Zurich Besarta Hisenaj, Andernach Besarta Leci, Stuttgart Blerta Shala, Mitrovica Blerta Smaili, Orby Donjeta Halilaj, Mitrovica |
Drita Celaj, Rijnvogels Edona Kryeziu, Mitrovica Elizabeta Ejupi, Durham Erëleta Memeti, Hoffenheim Fatlinda Ramaj, Epcom Ilfete Kryeziu, Epcom Kaltrina Biqkaj, Mitrovica Lavdije Behramaj, ZNK Donat |
Leonora Ejupi, Arminia Liridona Syla, Mitrovica Loreta Lulaj, Leipzig Lumbardha Misini, Epcom Merita Bajrami, Vizioni Valentina Limani, Eintracht Valentina Metaj, Bromolla Verona Berisha, Epcom |