Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA

3 gola për pozitën 3

REUTERS/Dylan Martinez

3 gola për pozitën 3


17 April, 2013 @23:43

Chelseat i duhej fitorja për t’u rikthyer në vendin e tretë. Këtë e arritën por jo me golat e sulmuesve ose të mesfushorëve ofanziv, por me anë të mbrojtësve! 

David Luiz (30’) shënoi së pari, ndërsa pas tij, John Terry (43’ dhe 71’) realizoi dy golësh për të vërtetuar fitoren e ekipit të Rafael Benitezit. 

Me këtë fitore Chelsea ia ka lehtësuar mjaft vetes punën në luftë për Ligë të Kampionëve, duke dalë mbi Arsenalin dhe duke pasur një lojë më shumë në dispozicion. 

Në anën tjetër Fulham, që nuk ka ndonjë qëllim madhor në ligë, pasi që ka siguruar ekzistencën mbetet në mes të tabelës me 40 pikë. 



PREMIER LEAGUE, SONTE:

Fulham - Chelsea 0-3

 
Të gjitha lajmet nga Premier League