COPPA ITALIA
Interi humb gjithçka
17 April, 2013 @22:49
Përkundër epërsisë prej 1-0 dhe shpresës se do të mund së paku të arrijnë finalen e Kupës së Italisë, neroazzurrët vazhduan të dëshpërojnë.
Ata janë mposhtur nga Roma në Giuseppe Meazza 2-3 sonte për t’u eliminuar definitivisht nga garat e Kupës.
Roma, e cila kishte fituar ndeshjen e parë 2-1 në Olimpico, kërkonte së paku barazim për të dalë në finale, por në pjesën e dytë ata shfrytëzuan gjithçka dhe me lojën e mirë të Mattia Destros (dy gola) arritën epërsinë, ndërsa greku Vassilis Torosidis definitivisht ia mbyti të gjitha shpresat e ekipit të Andrea Stramaccionit.
Roma në finale do të ndeshet me Lazion e Lorik Canës, që është paracaktuar të luhet me 26 maj.
COPPA ITALIA
Inter - Roma | 2-3 (3-5, rez. përgj.) | Jonathan 22, Alvarez 80 - Destro 55, 69, Torosidis 74 |