Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ABIDAL

Kërkonte ta fusnin në komë!

Momenti i kthimit të Eric Abidal në fusha të gjelbëra, 6 prill 2013/ REUTERS/Albert Gea

Kërkonte ta fusnin në komë!


17 April, 2013 @15:26

Gjatë një interviste të dhënë për televizionin françez, TF1, Eric Abidal, ka pranuar se ka kërkuar nga mjekët që kryenin transplantimin e mëlqisë që ta fusnin në komë për shkak të dhimbjeve të mëdha. 

“Kam pasur dhimbje të mëdha. Një të diele nuk i duroja dot dhimbjet dhe i kërkova mjekëve që të më fusin në komë. Pas katër operimeve, doktorët e njejtë më thanë se kam shumë fluide në stomak dhe pyesnin si mund ta duroja dhimbjen,” ka pranuar Abidal i cili mungoi nga fushat e gjelbëra për një kohë të gjatë. 

Ai ka humbur 19 kilogramë për shkak të operimeve të shpeshta në kohë të shkurtë. Derisa tani pasi gjithçka iu kthye normales ai ka filluar të paraqitet përsëri për Barcelonën. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga