Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIERSHIP

Sonte Manchesterët

REUTERS/Eddie Keogh

Sonte Manchesterët


17 April, 2013 @11:09

Përkundër se ka 15 pikë epërsi ndaj Manchester Cityt, Manchester United, do të kërkojë fitore në Londër në ndeshje ndaj West Ham United sonte. 

Mirëpo, për të arritur te fitorja nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi që klubi londinez është në luftë për mbijetesë dhe i duhen së paku edhe tre pikë për të siguruar atë. 

Humbja e Manchester Unitedit, do t’i ipte edhe më shpresa Manchester Cityt, e cila po pret ndonjë kiks eventual të djelmoshave të Sir Alex Ferguson. 

Mirëpo, bazuar në deklaratat e trajnerit të Wigan Athletic, spanjollit Ricardo Martinez, ndeshja e sontme është më e rëndësishme për ta (Wigan) sesa finalja e FA Kupës, që e arritën në fundjavë. 

Kështu, edhe Roberto Mancini nuk do ta ketë aspak të lehtë ndeshjen ndaj Wiganit sonte. 

Përveç ekipeve nga Manchesteri, sonte luan edhe kampioni europian, Chelsea. Skuadra e Rafael Benitezit, ka rënë në pozitën e katërt pas katër pikëve të fituara në dy ndeshje të fundit të Arsenalit, kështu që Chelsea sonte sheh vetëm fitoren. 

Golat e Fernando Torresit në Europa League i japin sadopak shpresë tifozëve, mirëpo derisa senegalezi Demba Ba është në formë, ata nuk duhet të kenë probleme. 

Fulham, në anën tjetër, luan pa probleme dhe vetëm rivaliteti i derbit mund ta bëj të veten, pasi që kanë siguruar mbetjen në elitë pas barazimit në xhiron e fundit ndaj Aston Villës. 

Tabela aktuale dhe ndeshjet



PREMIER LEAGUE, SONTE:

20:45 Manchester City - Wigan Athletic
20:45 West Ham United - Manchester United
21:00 Fulham - Chelsea

 
Të gjitha lajmet nga Premier League