MALDINI
Tejkaloni krizën
17 April, 2013 @13:55
Pasi që asnjë ekip italian nuk arriti në gjysmëfinale të garave europiane, as në Europa League e as në Ligën e Kampionëve, ish futbollisti i Milanit, Paolo Maldini, ka propzuar ndërrime radikale në Serie A për të arritur në sukses.
“Për të luftuar me ekipet e mëdha europiane, duhet të investohen para. Mënyrë tjetër të arritjes së këtij niveli nuk ka,” ka thënë Paolo Maldini, që ka pasur 126 paraqitje me kombëtaren italiane.
“Kjo mund të shihet nga ndeshja Juventus - Bayern Munchen. Juventus është ekip i madh, posaçërisht në Itali, por kur garon me ekipe si Bayerni, atëherë vërehet dallimi i madh. Juventusit i duhen së paku edhe dy-tre lojtarë të mëdhenjë,” është shprehur Maldini, transmeton kanali televiziv Eurosport.
Maldini që mban rekordin për paraqitje me Milanin, pas mbylljes së karrierës si futbollist nuk është parë në aktivitete futbolli, ndërsa tash po e merr detyrën e ambasadorit të turneut në formim, International Champions Cup, që pritet të mbahet për herë të parë këtë vjet në SHBA.