Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Prishtina në gjysmëfinale

BOROZANI/ Erdis Driza

Prishtina në gjysmëfinale


17 April, 2013 @18:34

Prishtina e Afrim Tovërlanit ka filluar t’i tregojë dhëmbët. Përveç fitoreve që po i rendisin në Superligë, ata kanë vazhduar me të njejtin ritëm edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës. 

Prishtinasit sot kanë arritur të përmbysin epërsinë e Hajvalisë, për të shënuar fitore me rezultat 3-1 në fund, që i dërgoi ata në gjysmëfinale. 

Ferizaji i Bylbyl Sokolit dhe ende golashënuesit më të mirë të Superligës, përkundër se kaloi në ligë të parë, Fillim Guraziut, ka shënuar fitore 2-1 ndaj Drenicës, për të kaluar në stinorin e dytë me radhë në gjysmëfinale të Kupës. 

Ferizaj vjet ka arritur në fakt deri në finale të Kupës së Kosovës, ku ka humbur ndeshjen nga Trepça 89. 

Nga përballja e dyshes së Ligës së Parë, Istogut dhe Fushë Kosovës, këta të fundit kanë arritur gjysmëfinalen. Fushë Kosova nën Bjeshkët e Nemuna ka marrë fitore prej 1-0 - që i ka dërguar ata te katërshja më e mirë e Kupës. 

Ndërsa ndeshja e fundit çerekfinale, ajo ndërmjet Trepçës dhe Hysit, nuk është zhvilluar, pasi që futbollistët e kësaj të fundit nuk kanë udhëtuar fare për në Riza Lushta. Kjo ndeshje pritet të regjistrohet me rezultat zyrtar për mitrovicasit. 



ÇEREKFINALET E KUPËS SË KOSOVËS:

Prishtina - Hajvalia 3-1
Istogu - Fushë Kosova 0-1
Trepça - Hysi nuk u zhvillua
Ferizaji - Drenica 2-1

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga