ALEXIS

3 javë pushim dhe Superkupa
7 July, 2015 @0:23
Sulmuesi i Arsenalit që erdhi nga Barcelona në stinorin e kaluar, Alexis Sanchez, tash i ka 3 javë pushim nga ekipi i tij.
Edhepse lojtarët duhet të kthehen në ekip gjatë muajit korrik, ai ka leje për shkak të pjesëmarrjes në Copa America me Kilin.
Mirëpo, me tu kthyer te Arsenali më 27 korrik, Sanchez brenda 5 ditëve duhet të jetë 100% i gatshëm për tu ballafaquar me Chelsean në finalen e Superkupës (Community Shield) që zhvillohet në Wembley të Londrës më 2 gusht. Fakt ky që tregon fuqinë motorike të kilianit, që njihet si lojtar i palodhshëm.