Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COVID-19

3 te Sampdoria e 6 te Fiorentina, pozitiv në COVID-19

3 te Sampdoria e 6 te Fiorentina, pozitiv në COVID-19


8 May, 2020 @0:27

Janë konfirmuar edhe nëntë rastet të reja te klubet e futbollit në Itali, pasi që Sampdoria ka raportuar tre, ndërsa Fiorentina gjashtë raste të reja me COVID-19.

“UC Sampdoria informin se gjatë testeve të realizuara te l ojtarët, janë paraqitur tre raste të reja pozitive me coronavirus. Të gjitha rastet janë futur në karantinë dhe janë në monitorim, pasi që janë asimptomatik,” ka shkruar njoftimi i ekipit nga Xhenova.

Në anën tjetër te Fiorentina komunikata ka shkruar: “janë identifikuar tre raste të reja te sportistët e klubit dhe tre raste në staf”.

Kjo mund të vë në pikëpyetje gjithçka sa i përket Serie A-së këtë stinor, pasi që skuadrat prej 4 majit kanë filluar rikthimin e tyre, derisa përveç këtyre skuadrave nuk ka ekipe tjera që kanë raportuar raste të reja.

Italia ka qenë njëra ndër vendet më të goditura nga pandemia coronavirus me 215 mijë e 858 raste të shfaqura, prej të cilëve 96 mijë e 276 të shëruar dhe 29 mijë e 958 të vdekur deri sot.

Kampion aktual i Italisë është Juventusi që është edhe lider i ligës me një pikë më shumë sesa ndjekësi i parë i tij, Lazio.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A