PËR NDER TË PAVARËSISË
4 ekipet pjesëmarrëse të Kupës Pavarësia
22 November, 2016 @11:02
Do të zhvillohet në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, Kupa “Pavarësia”, një aktivitet i përvitshëm mbarëkombëtar që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në edicionin e tetë të saj, do të marrin pjesë këto skuadra “Otranto” e Ulqinit, “Shkëndija” e Tetovës, “Prishtina” dhe “Kukësi”.
Ekipet do të grumbullohen më datë 27 nëntor në Resortin “Tropikal” në Durrës, ku në mbrëmje do të hidhet edhe shorti i aktivitetit.
Gjysëmfinalet do të fillojnë, më datë 28 nëntor në orën 11.00, ndërsa ndeshja finale do të luhet rreth orës 12.30.
Për fituesit do të dorëzohet kupa e aktivitetit.
Për të dy finalistët, do të shpërndahen medalje, ndërkohë që do të ketë edhe trofe për skuadrën “Fair Play” e për lojtarin më të mirë të Kupës “Pavarësia”.