Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

4 gola nga shqiptarët në një ndeshje, Basel eliminohet

4 gola nga shqiptarët në një ndeshje, Basel eliminohet


17 February, 2021 @20:38

Ndeshja e 1/8 së Kupës së Zvicrës ndërmjet skuadrave Winterthur dhe Basel, u shndërrua në spektakël golash sidomos nga futbollistët shqiptarë.

Takimi përfundoi me rezultat 6-2 për Winterthur, ndërsa në ndeshje golashënues ishin tre futbollistë shqiptarë që shënuan katër prej këtyre golave.

Për Winterthurin shënuan sulmuesi Samir Ramizi dy herë dhe mesfushori Gëzim Pepsi, derisa te Basel shënoi Pajtim Kasami.

Përveç golashënuesve të lartëcekur në këtë ndeshje luajtën edhe Lindrit Kamberi, Granit Lekaj për vendasit, si dhe Orges Bunjaku e Edon Zhegrova për mysafirët nga Baseli.

Me këtë rezultat në çerekfinale të Kupës u kualifikua skuadra e Winterthurit.


 
Të gjitha lajmet nga International