FERIZAJI 0-0 DUKAGJINI

4 ndeshje pa humbje për Dukagjinin, të pamposhtur edhe sot
26 November, 2022 @14:59
Skuadra e Dukagjinit ka arritur që të dalë me pikë edhe nga ndeshja e katërt radhazi në Superligë. Ekipi i drejtuar nga Armend Dallku nuk ka pësuar në Ferizaj, përkundër se vendasit e drejtuar nga Andrej Panadic kërkonin fitoren, si ajrin, ashtu që të shtojnë shpresat për mbijetesë në elitë.
Gjithsesi, në fund ndeshja përfundoi me barazim pa gola, Ferizaji 0-0 Dukagjini, ndërsa Ferizaji do të duhet të marrë masa të mëdha në ekip për të dalë nga vendi i fundit në pjesën pranverore të stinorit, nëse dëshiron mbijetesën në Superligë.
Në anën tjetër, Dukagjini tashmë ka arritur në kuotën e 22 pikëve nga 18 ndeshje dhe është për momentin në mes të tabelës, që do t’i jep gjumë të qetë dimëror, por jo edhe pa angazhim, pasi që pozita e rënies është vetëm 4 pikë larg nga ata!