Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË KUALIFIKUARIT E PARË

4 skuadra sigurojnë kualifikimin pas 4 xhirosh

Foto: Leicester/fb

4 skuadra sigurojnë kualifikimin pas 4 xhirosh


26 November, 2020 @23:45

Kanë përfunduar të gjitha duelet e ditës së sotme në Europa Ligë, ndërsa 4 skuadra kanë arritur që të sigurojnë pranverën në këtë garë, duke siguruar kualifikimin për fazën e dytë të garës.

Radhazi, sipas alfabetit, Arsenali, Hoffenheimi, Leicesteri dhe Roma - bëhen katër ekipet e para që kalojnë në fazën knockout të garës.

Arsenali pas 4 xhirove të para ka bilans të qindpërqindtë të fitoreve, ndërsa kualifikimin e arriti me fitoren e sontme ndaj Moldes 0-3 [Pepe 50, Nelson 55, Balogun 83].

Hoffenheim gjithashtu me 4 nga 4 ndeshje, me 12 pikë maksimale ka ecur tutje. Hoffenheim mposhti Slovanin e Liberecit sonte 0-2 [Baumgartner 77, Kramaric 89p].

Ish-kampioni i Anglisë, Leicester, është mjaftuar me barazim për kualifikim. Duke tubuar 10 pikë nga 4 ndeshje, me barazimin e sontëm ndaj Sportingut të Lisbonës 3-3 [Musrati 4, Paulinho 24, Fransergio 90 - Barnes 9, Thomas 78, Vardy 90] ekipi i drejtuar nga Brendan Rodgersi ka siguruar fazën pranverore të garës.

E fundit ndër të parat, jo për kah rëndësia, por për kah alfabeti është Roma. Giallorossët mposhtën CFR Clujin si mysafir në Rumani 0-2 [Debeljuh 49ag, Veretout 67p] për të siguruar fazën tjetër të garës si i pari i Grupit A aktualisht, me 10 pikë të tubuara.

Skuadrat tjera me nga 10 pikë, por që s’kanë siguruar ende kualifikimin nga grupet janë: Granada (Grupi E) dhe Villarreal (Grupi I).


 
Të gjitha lajmet nga Europa League