Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR FUNDJAVË!

5 për fundjavë, ndeshjet për të mos u humbur!

Foto: O.K për Borozani.com

5 për fundjavë, ndeshjet për të mos u humbur!


Shkruan: Luan MORINA

12 January, 2018 @20:13

1. Sheffield United – Sheffield Wednesday (e premte, ora 15n9)

Derbi i qytetit ku ka lindur organizimi ekipor në futboll, përfshin dy ekipet më të reja të qytetit në krahasim me ekipin e parë futbollistik në botë. Sheffield FC mund të luaj në nivelin e tetë të futbollit anglez dhe t’u kthehet rregullave të tyre të futbollit një herë në vit, por dy ekipe me gjasa për t’u ngjitur në nivelin më të lartë të ligës angleze janë United dhe Wednesday.
Atdhe Nuhiu ka zhvilluar nëntë ndeshje dhe vetëm një gol ka shënuar për Wednesday, të cilët pas sezonit të kaluar kur ishin afër kualifikimit, këtë vit janë fundosur në mesin e tabelës. Ndërkohë United ka befasuar me lojëra të mira vjeshtën e kaluar dhe tani janë në pozitë të mirë për të siguruar Play Off-s, edhe pse vetëm këtë sezon janë inkuadruar në Championship. Herët është për Play Off-s, por atmosfera në derbin e Sheffield kurrë nuk mungon.
Në të njëjtën kohë keni edhe Leverkusenin me Bayernin në hapjen e sezonit pranveror të Bundesligës.

2. Chelsea – Leiceter City (e shtunë, ora 4)

Në ndeshjen e parë të sezonit, Chelsea kishte fituar lehtë me Alvaro Moratan. Spanjolli nuk është në formë të mirë së fundmi dhe ideja për të huazuar Batshuayin duke mbetur vetëm me një sulmues s’do të ishte e përshtatshme për kampionët aktual të Anglisë. Dy barazime me Arsenalin, një me Norwichin nuk janë rezultate aq brengosëse sa huqjet e Moratas në Emirates. Drinkwater ka gjetur hapësirë tek Chelsea, ngjashëm siç është kthyer në formë Albrighton për ekipin e Puel. Në vjeshtë Shakespeare kishte qenë trajner i kampionëve të parafundit. Ndeshje e hapur, që do të duhej të premtonte gola, sepse Chelseat i duhet të fitojë, e Leicester edhe ashtu nuk ka çfarë të kalkulojë.

3. Tottenham – Everton (e shtunë, ora 6e30)

Tridhjetetre milionë euro të hedhura në bërllog kanë qenë verën e kaluar tek Everton. Faturën e ka paguar Koeman, por kam frikë se janë shtuar edhe 22 milionë për Cenk Tosunin. Turku është i shkëlqyeshëm në zonë, mirëpo hapësira në Premier League është e kufizuar për aftësitë e tija. Klaasen e Sandro mund të kenë një shok në verë, nëse e presin verën në Everton.
Kane kishte nisur sezonin e golave në ‘Goodison Park’ ndihmuar nga Eriksen. Pushimi do të duhej të ketë këndellur ‘Spurs’ para një sezoni të rëndësishëm për të ardhmen e kësaj përbërjeje. Katër fitore e një barazim për festa. Vetëm një humbje në Premier League që nga nëntori, është një dëshmi që Evropa ka shpërqendruar më shumë se që ka lodhur Tottenhamin.
Në të njëjtën kohë në Bundesliga është ndeshja ndërmjet Leipzigut dhe Schalkes. Një alternativë interesante.

4. Liverpool – Manchester City (e diel, ora 5)

Evropa mund të ketë një përballje të këtillë në çerekfinalet e Champions League. Dhe me gjasë City mund t’u jap edhe pesë e t’ua bëj më zi se Liverpooli Besiktasit nëse Klopp nuk ndryshon qasje. Mignolet kishte pësuar pesë derisa Mane kishte marrë të kuqin herët në ‘Ettihad Stadium’ herët në vjeshtë. Që nga atëherë Liverpooli është këndellur paksa, e City vetëm po shfaqte seriozitetin, i cili nuk prisnim të kishte kësisoj përmasa të mëdha.
Të dyja ekipet kanë qenë në formë për festa, e Liverpool nuk ka humbur që nga tetori. Do të jetë interesante të shohim si do të përshtaten pa Coutinhon, e mungesa eventuale e Hendersonit do të duhej të ishte pozitive për Reds. Ndërkohë Cityt fitorja i duhet vetëm për të shfaqur dominimin, pasi puna e titullit ka përfunduar moti.

5. Sociedad – Barcelona (e diel, ora 15n9)

Ranieri nuk mund të fitoj ligën e Francës me Nantes. Mirëpo ka trashëguar një ekip të mirë nga Conçeicao. Mund t’i rezistojë PSG-së për një kohë, por jo edhe ta fitojë.
Ngjashëm do të duhej të ndodhte edhe në San Sebastian. Sociedadi është në rënie të lirë së fundmi. Vetëm një fitore në ligë në shtatë xhirot e fundit, me humbje edhe nga Malaga e Lleida në kupë, do të ishte çmenduri të prisnim rezultat pozitiv ndaj Barcelonës, e cila po forcon themelin e një super-ekipi për vitet në vijim. Pjesë e këtij ekipi do të duhej të ishin edhe Mikel Oyarzabal e Kevin Rodrigues. Që të dy bashkëlojtarë të Januzajt janë ndër më të mirë në ekipin bask.
Ndërkohë debutimi i Coutinhos tek Barcelona do të duhej t’i tregonte derën Rakiticit. Kur të rikthehet nga lëndimi, braziliani dhe Dembele do të jetë interesante të shohim si do të pozicionohen të dy nga Valverde në ekip. Trajneri i mysafirëve ka prekur formacionin shumë herë dhe ka dalur i suksesshëm në vendosjen e sulmit dysh nga 4-3-3 i Barcelonës së Laportës.


COACH & PLAYER OF THE YEAR 2017

Trajneri dhe lojtari i vitit, nga ekipi kampion

FFK Superliga

Trajneri dhe lojtari i vitit, nga ekipi kampion

12/01/18 @ 19:57

TEAM OF THE YEAR 2017

FFK Superliga: 11-shja e vitit 2017

FFK Superliga

FFK Superliga: 11-shja e vitit 2017

12/01/18 @ 19:35

TËRHIQET SHORTI

Çerekfinalet e Copa del Rey

La Liga

Çerekfinalet e Copa del Rey

12/01/18 @ 16:16

EKIPI TURK ZYRTARIZON KOSOVARIN

Muriqi në Rize

International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Muriqi në Rize

11/01/18 @ 22:17

PREJ GJILANIT NË DRENAS

Lauren Ismailaj te ish-kampioni

FFK Superliga/Transfere

Lauren Ismailaj te ish-kampioni

11/01/18 @ 21:19

MESFUSHORI PRISHTINAS

Hoxha vazhdon me Niklin

FFK Superliga/Transfere

Hoxha vazhdon me Niklin

11/01/18 @ 12:05

YERRY MINA

Kolumbiani i parë në histori të Barcelonës

La Liga/International/Transfere

Kolumbiani i parë në histori të Barcelonës

11/01/18 @ 00:23

COPA DEL REY

Real barazon, por kalon tutje

La Liga

Real barazon, por kalon tutje

10/01/18 @ 23:25

BINDSHËM MË I MIRI NË EKIP!

Muharrem Jashari zgjidhet lojtari më i mirë i gjysmëstinorit!

FFK Superliga/Kosova/International

Muharrem Jashari zgjidhet lojtari më i mirë i gjysmëstinorit!

26/12/24 @ 19:12

SERI IMPRESIVE!

E katërta me radhë, Nottingham Forest në pozitë të tretë!

Premier League

E katërta me radhë, Nottingham Forest në pozitë të tretë!

26/12/24 @ 18:32

BEFASON FULHAM!

Fulham trondit Chelsean në fund!

Premier League

Fulham trondit Chelsean në fund!

26/12/24 @ 18:13

PA FITORE PËRSËRI

Krizës nuk po i duket fundi!

Premier League

Krizës nuk po i duket fundi!

26/12/24 @ 17:31

RIKTHIMI!

Vëllaznimi rikthen Myreon Jonesin në ekip!

FBK Superliga/International/Transfere

Vëllaznimi rikthen Myreon Jonesin në ekip!

26/12/24 @ 10:31

KWAME VAUGHN

Për të tretën herë në Kosovë

FBK Superliga/International/Transfere

Për të tretën herë në Kosovë

26/12/24 @ 10:10

EDHE BORA MPOSHTI PRISHTINËN

Bora ngriu Prishtinën!

FBK Superliga

Bora ngriu Prishtinën!

25/12/24 @ 23:06

DRITA E LLAPI NË DISIPLINORE!

Llapi, Batatina dhe dy zyrtarë të ekipit në disiplinore!

FFK Superliga

Llapi, Batatina dhe dy zyrtarë të ekipit në disiplinore!

25/12/24 @ 17:49

NGA INFORMATORI NR. 13

Peja dënohet me 1’200€ nga KG i FBK-së

FBK Superliga

Peja dënohet me 1’200€ nga KG i FBK-së

25/12/24 @ 13:50

ORARI I NDESHJEVE!

Përcaktohen terminet e xhiros së fundit për këtë vit

FBK Superliga

Përcaktohen terminet e xhiros së fundit për këtë vit

25/12/24 @ 09:00


 
Të gjitha lajmet nga