KOLUMNE
5 për fundjavë!
Shkruan: Luan MORINA
1 December, 2018 @15:28
Cilat janë 5 takimet për të mos u humbur këtë fundjavë? Një kolumne nga Luan Morina.
1. Real Madrid – Valencia (e shtunë, ora 15n9)
Fitorja ndaj Romës nuk është aspak këndellje e kampionëve të Evropës nga humbja e javës së kaluar. Romakët dërrmuan mysafirët në pjesën e parë të lojës, dhe vetëm papërvoja në finalizimin e aksioneve shpëtoi Realin nga humbja. Reali vazhdon të duket si ekip i humbur, dhe gabimin më të madh e kanë bërë verën e kaluar. Nuk është largimi i Cristianos as përzgjedhja e Lopeteguit. Gabimi më i madh është mbajtja me zor e Luka Modric. Kroati, tani me shiritin e kapitenit në mungesë të Ramosit, nuk duket të ketë inspirim për të fituar më, sikur shumica e lojtarëve. Solari nuk duket të jetë përgjigja. Forma e mirë e Valencisë, të cilët kanë ditur të jenë problematikë për Realin edhe në kohën e Zidanit, nuk është e mirëseardhur në këtë moment për Realin.
2. Chelsea – Fulham (e diel, ora 1)
Ndeshja e javës së kaluar ndërmjet Fulhamit edhe Southamptonit ishte ndër më të mirat të javës në Evropë. Ndonëse nuk ndryshoi shumë në formacion, Ranieri arriti të sjell fitoren e parë për Fulham pas tre muajve, dhe pikët e para pas dy muajve.
Edhe për Chelsean ishte një ‘premierë’ këtë sezon, ndonëse negative. Humbja e parë zor që do të bëj Sarrin të ndryshojë formacionin, dhe nëse nuk e bën këtë mund të ndeshet me ‘sindromin e sezonit të parë në Premier League – mungesa e rotacionit në Premier League, pasi rotacioni vetëm në Europa League nuk mjafton tashti me orarin e fundvitit.
3. Arsenal – Tottenham (e diel, ora 3e5)
‘Super-e diela’ e Premier League vazhdon me një tjetër derbi lokal. Arsenali nuk është mposhtur që nga java e dytë kur kishin humbur nga Chelsea, me formën e mrekullueshme të pazakontë për ‘topçinjtë’. Hiç më keq nuk janë as Spurs. Ekipi i Pocchettinos vjen pas një jave të mahnitshme ku mposhtën Chelsean dhe Interin, me një lojë të bukur. Forma e mirë e Allit dhe Sonit shtuar formës së Eriksenit, duhet të jetë garanci për mysafirët të cilët jashtë Wembleyt kanë fituar të gjashtë ndeshjet e fundit, që nga fillimi i shtatorit.
4. Liverpool – Everton (e diel, ora 5e15)
Derbi i Merseyside nuk duhet të jetë i lehtë për ekipin e Liverpoolit. Nuk janë të lehtë për t’u mposhtur në ‘Anfield’, por dihet që rotacioni nuk është ndër armët më të mira të Kloppit – diçka për të cilën rrezikon edhe eliminimin nga Liga e Kampionëve. Ndërkohë me treshen e Barcelonës, Everton ka qenë kundërshtar i zorshëm për t’u mposhtur si mysafir i ekipeve të Top6. Javën e kaluar kanë marrë pikë në Stamford Bridge, ndërkohë vetëm një gol ka ndarë nga i njëjti sukses në ‘Old Trafford’. Problemi më i madh i mysafirëve është shënimi i golave, diçka për të cilën vendasin nuk kanë vuajtur. Nuk kanë vuajtur në ndeshje me kundërshtarë më të dobët pasi Salah-Firmino-Mane nuk kanë shënuar në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve e as kundër ekipeve si City, Chelsea, e Arsenal!
5. Roma – Inter (e diel, ora 8e30)
Dy ekipe me formë të ndryshueshme, të cilat luftojnë për tri pozitat e dyta që dërgojnë në Ligën e Kampionëve. Interi nuk ka lëshuar pikë në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në Serie A, derisa Roma ka pasur probleme edhe me SPAL-in, Bolognan e Udinesen. Kjo është më shumë pasojë e rotacionit të EDF-së, derisa e dimi qasjen e Spallettit si një trajner i cili lejon vetëm ndërrime minimale. Në duelin ndërmjet dy qyteteve italiane, Interi ka kaluar goxha ëmbël në udhëtimin e fundit në Olimpico, ndërkohë Roma ka lëshuar pikë edhe kundër Milanit të Gattusos, kundër të cilit edhe Dudelange i Luksemburgut në një çast fitonte!