Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

"TERMET" TE BARCELONA

6 anëtarë të Bordit të Barcelonës dorëhiqen, kritikojnë klubin

6 anëtarë të Bordit të Barcelonës dorëhiqen, kritikojnë klubin


10 April, 2020 @14:57

Gjashtë anëtarë të Bordit të Barcelonës kanë dhënë dorëheqje dhe i kanë thënë kryetarit Josep Maria Bartomeu se janë të pakënaqur me mënyrën se si po menaxhohet klubi, bën të ditur BBC sot.

Në një letër të përbashkët, gjashtëshja ka bërë të ditur pakënaqësitë e tyre mbi implikimet financiare në klub gjatë pandemisë.

Gjithashtu, ata kanë kritikuar edhe skandalin e muajit shkurt kur klubi kishte paguar një kompani për të përcjellë veprimet e lojtarëve në rrjete sociale.

Në fund, ata kanë kërkuar që të shkohet në zgjedhje për kryetar të ri të klubit.

Emili Rousaud dhe Enrique Tombas, dy nga katër nënkryetarët e klubit, bashkë me katër drejtorët: Silvio Elias, Josep Pont, Jordi Calsamiglia dhe Maria Teixidor - janë të dorëhequrit.

Barcelona e as Bartomeu s’kanë komentuar zhvillimet e fundit në klub.

“Ne kemi arritur në këtë pikë pakënaqësie pasi që jemi të pakënaqur me menaxhimin në kohë të pandemisë dhe kjo do të na kthehet mbrapsht në kohë të pas-pandemisë,” është thënë ndër të tjera në letrën e gjashtëshes.

Futbollistët e Barcelonës do të marrin 70% të rrogave përgjatë pandemisë dhe do të kontribuojnë në mënyra të ndryshme ashtu që stafi jo-sportiv i klubit të merr paga të plota.

Bordi i Drejtorëve të Barcelonës, në në shumicën e klubeve sportive të saj ka pranuar zvogëlim të pagave përgjatë pandemisë.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga