VAZHDOJNË BARAZIMET E EVERTONIT

6 rresht për Lukakun, por nuk fiton Evertoni
12 December, 2015 @15:24
Ndeshja filloi shumë mirë për skuadrën nga Liverpooli, me Lukakun që shënoi golin e epërsisë dhe vazhdoi formën e mirë që po kalon. Goli i gjashtë me radhë në 6 ndeshje për belgun, i cili po e ndjek rekordin e thyer nga Jamie Vardy javë më parë. Pas golit, Lukaku dhe skuadra e tij shpërdoruan disa raste, duke llogaritur edhe shtyllën e Leighton Baines.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Dhe që në fillim të pjesës së dytë, pas një tollovie në zonë, Hoolahan barazon rezultatin. Pas golit të barazimit, çdo gjë u komplikua për skuadrën mysafire dhe ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë.