Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA - FINANCIAL FAIR PLAY

8 klube me gjoba për FFP! Si shpëtuan Barcelona, Man. City dhe të tjerët!?

8 klube me gjoba për FFP! Si shpëtuan Barcelona, Man. City dhe të tjerët!?


3 September, 2022 @10:07

Dje UEFA — publikoi listën e klubeve që do të pagujna gjoba të majme pasi që kanë thyer rregullin e Fair Playit Financiar (FFP), të vendosur vite më parë nga shtëpia evropiane e futbollit.

Tetë klube — janë në listën e UEFA-së që do të paguajnë dëme, ndërsa pesë klubet britanike i kanë ikur gjobës!

UEFA

Thyerja e FFP-së — vlen për sezonin 2021/22. Ndërsa disa skuadra shpëtuan së paku këtë sezon nga dënimi për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme!

Çka ndodhi? — Trupi Financiar i UEFA-së (CFCB) publikoi dokumentin me skuadrat dhe gjobat për thyerje të rregullores. Bashkë me skuadrat e dënuara, janë edhe 19 klube tjera në listë për tu dënuar, të cilat kanë shpëtuar vetëm falë masave emergjente për COVID-19 ose rezultateve historike të tyre financiare.

UEFA

Kështu — dënime nga UEFA morrën: PSG (56 milionë euro), Inter (26), Juventus (23), Milan (15), Besiktas (4), Monaco (2) dhe Olympique Marseille (2).

Ndërsa 19 klubet tjera që shpëtuan këtë stinor dhe nuk do të thotë që do të mund të shpëtojnë edhe në stinorin tjetër janë: Barcelona, Chelsea, Dortmund, Lazio, Leicester, Lyon, Man. City, Napoli, Rangers, Betis, Sevilla, West Ham dhe Wolfsburg.

PSG Nasser al-Khelaifi

Stinori tjetër — Masat emergjente të COVID-19 do të largohen si arsyetim nga UEFA-ja që prej fillimit të sezonit tjetër, prandaj viti financiar 2023 do të mund të kap secilin nga ato 19 klube të lartpërmendura nëse nuk plotësojnë rregullat sipas FFP-së.

Joan Laporta & Raphinha

Domosdoshmëri — është për secilin klub tash e tutje, vecanërisht të dënuarit dhe këto 19 të tjera në listë që të rregullojnë bilanset, pasi që duhet të jenë në rregull pas 12 muajsh! Në të kundërtën rrezikohet pjesëmarrja në gara evropiane, që do të thotë edhe më pak fonde për klubet në rrezik, por edhe shumë më shumë telashe financiare.



info source/ burimi:

goal.com

 
Të gjitha lajmet nga Champions League