FRESKIMI
8 synimet e De Biasit
22 April, 2013 @8:52
Se insistimi i strategut italian në krye të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për potencialin shqiptar është serioz, tregon edhe lajmi i fundit i botuar në mediat shqiptare.
Italiani ka bërë listën e futbollistëve që luajnë jashtë Shqipërisë dhe kanë pashaporta të huaja - derisa De Biasi i ka zgjedhur që të jenë synim i kombëtares për të ardhmen, ka njoftuar Panorama sot.
Prej tetë lojtarëve të zgjedhur nga De Biasi të cilët, gati të gjithë, janë të gjithë nën moshën 21 vjeçare, gjashtë prej tyre janë kosovarë.
LISTA E FUTBOLLISTËVE QË KA KËRKUAR DE BIASI:
Ilir Azemi | 21 vjeçar | Greuter Furth (Gjermani) | |
Ilir Berisha | 21 vjeçar | Orebro (Suedi) | |
Shkodran Mustafi | 21 vjeçar | Sampdoria (Itali) | |
Ergys Kaçe | 19 vjeçar | PAOK (Greqi) | |
Armir Abrashi | 23 vjeçar | Grasshopers (Zvicër) | |
Adnan Jonuzaj | 18 vjeçar | Manchester United (Angli) | |
Alban Bunjaku | 18 vjeçar | Sevilla II (Spanjë) | |
Flamur Kastrati | 21 vjeçar | Aue Erzebrige (Gjermani) |