SERIE A
Derbi i Juventusit
21 April, 2013 @22:59
Një penallti e ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Arturo Vidal i ka dhënë Juventusit fitoren ndaj një Milani në dukje të painspiruar.
Kjo fitore, e ka afruar Juventusin edhe më drejt titullit kampion, derisa Milan tani është në rrezik të vërtetë nga Fiorentina në luftë për vendin e tretë pasi që ka vetëm një pikë më shumë se ekipi vjollcë nga Firenca.
Juventus ka qenë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes më i mirë se Milan, ku Andrea Pirlo kishte rastin nga gjuajtja e lirë. Më vonë, edhe Paul Pogba provoi në mënyrë akrobatike të shënojë.
Milan rrezikonte përmes Robinhos, por një penallti e pastër që iu shkaktuar ganezit, Kwadwo Asamoah, ia dha rastin nëse asgjë tjetër, që kiliani Arturo Vidal të shënojë një penallti perfekte.
SERIE A, SONTE:
Juventus - Milan | 1-0 | Vidal 57 |