SUPERLIGA
Kryesuesit e sigurtë
21 April, 2013 @20:26
Në ndeshjet e xhiros së XXV të Superligës së Kosovës në futboll nuk ka pasur ndonjë befasi të madhe. Të gjitha skuadrat prej të cilave është pritur fitore e kanë arritur atë, hiq Dritën e cila është befasuar nga Liria, e cila ka nxjerrë pikën e parë në udhëtim të stinorit pranveror.
Prishtina ka mposhtur Drenicën në goleadë me rezultat 5-3, derisa ndjekësi i saj, Trepça 89 gjithashtu me dy gola epërsi, ka mposhtur Kosovën e Vushtrrisë që po lufton për mbijetesë.
Besa ka arritur të shënojë fitore pas tre xhiros, duke e mposhtur Hysin në Shahin Haxhiislami, derisa futbollistët e rinj të Lirisë së Prizrenit kanë arritur që të arkëtojnë pikën e parë si mysafir në stinorin pranveror duke barazuar me Dritën në Gjilan.
Pikët sot i kanë ndarë edhe dy skuadrat që këtë stinor u futën në Superligë, Ferronikeli dhe Hajvalia.
RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT
Prishtina - Drenica | 5-3 | Ahmeti 19, Krasniqi 30, 61, Begolli 45, Mazrekaj 47- Geci 6, Guci 80, Hamiti 82 | |
Trepça 89 - Kosova V | 3-1 | Llumnica 8, Idrizi 12, Sahiti 64 - Osmani 2 | |
Drita - Liria | 2-2 | Foniqi 17, Abazi 55 - Islami 6, Fetahu 84 | |
Besa - Hysi | 1-0 | Zeka 83 | |
Ferronikeli - Hajvalia | 1-1 | Berisha 45 - Kastrati 21 |